Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Në mesditë priten zhvillime të vranësirave përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim veiperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare deri 10m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 1 deri 19°C, në zonat e ulëta 3 deri 25 °C dhe në zonat bregdetare 7 deri 24 °C.