Ditën e sotme do të jemi nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 4 deri 14°C, në zonat e ulëta 8 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 9 deri 24°.