Dita e sotme pritet të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet të shoqëruara me shtrëngata.
Temperaturat parashikohen në bregdet 16/23 °C, në vendet e ulëta 13/23 °C, në vendet malore 9/20 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.