Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dibër, ku ka ndërruar jetë një 13-vjeçar i cili është mbytur aksidentalisht në një liqen në fshatin Shumbat. Humbja e 13-vjeçarit ishte denoncuar nga vëllai i tij dhe më pas policia së bashku me banorët e zonës, gjetën turpin e pajetë pas 2 orësh kërkime.
Policia në njoftimin e shpërndarë për mediat thotë se në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.