Një ngjarje rëndë është parandaluar ditën e sotme në Selenicë të Vlorës ku Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të bariut 36-vjeçar Gëzim Lekaj. Në prangat e policisë ka rënë 33-vjeçari Endri Beqiraj ndërkohë që është shpallur në kërkim 30-vjeçari Julo Rrokaj. Këta të fundit, pasi e kanë dhunuar Gëzim Lekajn dhe i kanë marrë paratë, e kanë qëlluar me armë zjarri.
Fatmirësisht 36-vjeçari ka arritur t’u shmanget plumbave duke shpëtuar dhe më pas duke i denoncuar të rinjtë në polici.
Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj akuzohen për ‘Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.