Rreth tre muaj pas atentatit në “Don Bosko” të Tiranës, ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe 6 të tjerë të plagosur në lokalin e Fatjon Muratit, policia ka mundur të identifikojë njërin prej bashkëpunëtorëve që kanë organizuar këtë vrasje.
Bëhet fjalë për Nikoll Sherrnikut, 28 vjeç, nga Fushë Kuqja e Kurbinit, i arrestuar që në 18 gusht të vitit 2022, i cili akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasje.
Nikoll Sherrnikut, iu komunikua të mërkurën masa e arrestit me burg brenda qelive të paraburgimit ku ndodhet për një tjetër vepër penale, e cila vijon të jetë në hetim.
Sipas policisë, është vërtetuar se Sherrniku ka sjellë targa të huaja nga Gjermania, të cilat u janë vënë në dispozicion autorëve të ngjarjes, të cilat i kanë ruajtur dhe më pas përdorur të njëjtat targa në një automjet tip “BMV seria 5” në ditën e ngjarjes. Objektiv i atentatit të 12 marsit dyshohet se ka qenë Fatjon Murati, një emër I njohur për policinë.