Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Vlorës, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa fillimisht u gjet makina e braktisur që kanë përdorur autorët gjatë sulmit ndaj policëve, në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja.
Ka dyshime të forta që autorët kanë qëlluar ndaj policëve për shkak se i janë trembur një atentati. Dy policët udhëtonin me një makinë me xhama të zinj dhe pa targa. Ata kanë parakaluar makinën e autorëve dhe në këtë moment janë sulmuar me armë zjarri.
Pas ngjarjes autorët kanë lënë makinën dhe janë larguar. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë ndaj policëve të cilët edhe janë identifikuar.