Zgjedhja e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese ka dështuar sërish. Pas raundit të parë, edhe raundi i dytë i mbajtur ditën e sotme ka dështuar. 3 kandidatet Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj kanë marrë nga 3 vota secila, pra vota të barabarta duke bërë që përzgjedhja të bëhet në raundin e tretë. Ky raund i fundit do të mbahet në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00 dhe fituesi do të përcaktohet me short.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese që votojnë për kreun e gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Dr. Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Prof. Dr. Marjana Semini, Holta Zaçaj.