Ka dështuar seanca për konkluzionet finale të mbrojtjes për inceneratorin e Elbasanit. Seanca është shtyrë për më 8 qershor në orën 9:30. Shkak ka qenë mungesa e avokatëve të pandehurve Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa. Brenda kafazit të xhamit të Gjykatës së Posaçme nuk ndodhej ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ai kishte sjellë deklaratë, që nuk do të merrte pjesë në seancë.
Ndërsa i pranishëm ka qenë Alqi Bllako, i cili për disa minuta ka lexuar raportin mbrojtës para togave të zeza.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për 10 të pandehurit në total 57 vite burg. Nga 10 vjet heqje lirie është kërkuar për Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodin Zoton. Ndërsa Stela Gugallja rrezikon të dënohet me 7 vite burg.