Ka dështuar për herë të 5-të radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005. Shkak për shtyrjen e përballjes mes palëve, është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Indrit Taullait.
Ndërkohë në seancë, Prokuroria e Posaçme kërkoi që dëshmia e Luftar Reçit të bëhej online përmes “Skype”, me argumentin se atij i rrezikohej jeta, por që u kundërshtua fort nga ana e të akuzuarve, të cilët e konsideruan një kërkesë të papranueshme. Edhe Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e hetuesve, ndërsa seanca u shty për më 6 mars.
Për Luftar Reçin ka pasur edhe një plan për ta eliminuar fizikisht, dhe kjo ka bërë që SPAK të kërkojë që ballafaqimi të bëhet online.