Georgina Rodriguez në serialin e saj në Netlfix tregon për një jetë luksoze me shpenzime marramendëse, e kjo ka nxitur një sërë akuza në drejtim të saj.
Disa e kanë “kryqëzuar” për shkak se thonë se po përvetëson pasurinë e bashkëshortit të saj Cristiano Ronaldo, e ndërsa një tjetër informacion i dalë nga mediat spanjolle, thonë se nuk është hera e parë.
Në media ka nisur që të qarkullojë lajmi se para se të lidhej me CR7, Rodriguez merrte një kuotë mujore prej 2000 dollarësh nga i dashuri i saj për shpenzimet luksoze.
Kaq ka mjaftuar për të nxitur reagimet se ajo po shfrytëzon Ronaldon si karrem për të shijuar jetën prej një milionereje.