Një huligan serb në një rrëfim për prestigjozen “New York Times” ka rrëfyer një episod se si presidenti Aleksandar Vuçiç ka qenë pjesë e grupit që ka dhunuar shqiptarë pas një ndeshjeje futbolli.
Bëhet fjalë për një ndeshje e luajtur në 1988, kur Vuçiç nuk ishte pjesë e politikës.
“Pas një ndeshje në vitin 1988, thotë B., ai dhe grupi i tij dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ata u nisën për “gjueti” ndaj shqiptarëve në Beograd pas ndeshjes, me shpresën se do thyenin disa dyqane dhe do t’u jepnin një mësim shqiptarëve. Ata përfunduan duke bërë një sherr masiv në rrugë. Presidenti Vuçiç ishte gjithashtu pjesë e këtij grupi”, tha B. “Dhe duhet t’ju them, nuk më pëlqen tani, por ai ishte trim, trim në luftë”, shkruan gazeta.
New York Times shkruan se duke e nisur nga huligan, karriera politike e tij mori përmasa të mëdha për të arritur deri këtu ku është sot. Në shkrim vihet theksi se si Vuçiç ka pasur lidhje të ngushta me Veljko Belivuk, një grup i frikshëm mafioz i akuzuar se masakronte kundërshtarët e tij duke i futur në një grirëse mishi.