Shpesh herë, kur jemi të stresuar ose të trishtuar, duam të arratisemi, të gjendemi në një vend që na qetëson. Disa njerëz qetësohen pranë detit. Ekspertët theksojnë se kjo zgjedhje nuk është aspak e rastësishme.
Mjediset me ujë ose “zona blu”, siç i quajnë studiuesit, janë të lidhura ngushtë me mirëqenien shpirtërore. Mirëpo, nëse ky ka qenë thjesht njëmendim, tani më është vënë vula nga shkenca.
Megjithatë, tani, kërkime të reja vijnë për të vënë një vulë shkencore mbi këtë besim.
Studimi, i botuar në Journal of Environmental Psychology, zbuloi se ata të rritur që kanë një mirëqenie të shëndetit mendor, në fëmijërinë e tyre kanë kaluar më shumë kohë pranë “hapësirave blu” natyrore, të tilla si deti, liqenet dhe lumenjtë.
Kjo tashmë është vërtetuar…nëse nuk keni plane me fëmijën tuaj, atëherë thjesht dërgojeni një shëtitje buzë liqenit, detit apo lumit.