Mbyllet pa gola dueli mes Anglisë dhe SHBA-ve, me dy skuadrat që marrin nga një pikë falë këtij rezultati.
Anglezët kanë katër pikë, duke udhëhequr Grupin B. Ndiqen nga Irani me tre pikë, SHBA me dy pikë dhe Uellsi me një pikë.
Kombëtarja amerikane ishte më kërkuese në këtë sfidë por nuk mundi të realizonte ndaj një Anglie që u mbrojt mjaft mirë.
Linja e mbrojtjes së “Tre Luanëve” ishte me paraqitjen më të mirë nga gjitha lojtarët e pranishëm në ndeshje.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim te Manchester United, përballë SHBA-ve, Harry Maguire ishte një nga lojtarët më të spikatur.
Ndeshjet e radhës në Grupi B do të luhen më 29 nëntor, duke filluar nga ora 20:00: Uells – Angli; Iran – SHBA