Deputeti demokrat, Dashnor Sula deklaroi sot në Kuvend se do të japë dorëheqjen, nëse punon inceneratori i Elbasanit.
Sula tha se inceneratori i Elbasanit u vu në punë pak para zgjedhjeve të 14 majit, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve e më pas nuk funksionoi.
“Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para 14 majit për t’u hedhur hi sy shqiptarëve sepse u bënë mal plehrat në Elbasan dhe nuk punon inceneratori. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen”, tha ai.