Viti 2023 nuk e ka qetësuar situatën në Partinë Demokratike, por duket se palët sa vijnë e po përçahen edhe më shumë, duke e parë bashkimin shumë larg.
Kësaj here, Enkelejd Alibeaj është vendosur në qendër të vëmendjes pasi një grup deputetësh kanë kërkuar shkarkimin e tij. Ky vendim ka ardhur pasi Alibeaj vendosi shkarkimin e 4 deputetëve mbështetës të Sali Berishës, Belind Këlliçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj, me argumentin se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë së PD-së.
Për këtë arsye, një grup deputetësh kanë nisur që të mbledhin firma për shkarkimin e tij.
“Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje”.- u shpreh Ferdinand Xhaferraj.
“Është mëse i turpshëm, me një mungesë totale dinjiteti, është heqje totale e maskës së Alibeajt për bashkëpunimin me Ramën”- thotë Paloka.
“Do votoj pro çdo nisme që në gjykimin tim ndihmon që opozita të mos dobësohet”- u shpreh Xhaferraj.
“Shkarkimet janë të lidhura me firmat e Salianjit, nga frika se ka mbledhur firmat e nevojshme.”- u shpreh Paloka.
Çfarë do të ndodh tani
Grupi Parlamentar i një parti nuk është një organ partiak, por i përket Kuvendit që të thotë fjalën e fundit. Ervin Salianji që kërkon të marrë drejtimin e grupit, duhet të mbledhë firmat e shumicës së grupit parlamentar dhe t’ia dorëzojë Kuvendit. Nëse e arrin këtë, Alibeaj, do të shkarkohet.