Një dentist ka nxjerrë konkluzionin se sa kohë duhet të përtypni çamçakëz dhe çfarë mund të ndodhë nëse e mbani atë në gojë për një kohë të gjatë.
Ndërsa varietetet pa sheqer mund të ulin rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve dhe të ndihmojnë në forcimin e muskujve rreth fytyrës, përtypja e tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve dhe probleme të ndryshme të nofullës. “Rekomandimi im është të përtypni çamçakëz për një maksimum deri në 15 minuta”, – tha Dr Khaled Kasem, shefi i ortodoncisë dhe bashkëthemelues i “Impress” në Barcelonë.
Ndërkohë, ekspertët kanë paralajmëruar se gëlltitja e çamçakëzit mund të çojë në ndjesi të përzierash, të vjella dhe diarre.
Por nuk është e gjitha negative. Çamçakëzi pa sheqer është treguar se zvogëlon mundësinë e dëmtimit të dhëmbëve. Kjo për shkak se çamçakëzi prodhon pështymë, e cila pastron pjesët e mbetura të ushqimit dhe eliminon acidet që shkaktojnë bakteret në gojë. Ky bakter më pas mund të shkaktojë kavitete.
Nëse vazhdoni të përtypni çamçakëz për periudha të gjata kohore, si për disa orë, smalti, veshja e lëmuar rreth dhëmbëve tuaj, fillon të konsumohet. Ky quhet demineralizimi. Pa smalt, dhëmbët janë të ndjeshëm ndaj kaviteteve dhe prishjes.