Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se situata në spitalin e Elbasanit është degraduar. Me anë të deputetit Luçiano Boci, që është njëherazi edhe kandidati I ‘Rithemelimit’ për Bashkinë e këtij qyteti, ka shkuar se janë pezulluar operacionet në të gjitha nivelet e planifikuara.
Ai shkon më tej duke thënë se rrezikohet edhe pezullimi i urgjencës, teksa shtoi se qytetarët detyrohen që të blejnë në farmaci edhe gjërat më elementare, si serum apo edhe garza.
“Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shown e radhës”, shkroi Boçi.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e drejtorisë së spitalit.