Gjykata e Drejtësisë në Brazil, ka dhënë dënimin ekstrem për një ish-zyrtare të lartë, pasi ajo akuzohet se bindi fëmijët e saj të vrisnin babain e tyre.
Sipas mediave të huaja ish-deputetja 61-vjeccare Flordelís dos Santos dhe burri i saj pastor Anderson do Carmo kishin fituar famë në Brazil për birësimin e fëmijëve nga lagjet e varfëra të Rio de Zhaneiros.
Disa nga 55 fëmijët biologjikë dhe të birësuar të çiftit janë akuzuar për komplot për të vrarë pastorin.
Vajza e ish-deputetes është dënuar me 31 vite burg për vrasjen e babait të saj, ndërkohë që edhe djali i saj është dënuar me 33 vite burg si bashkëpunëtor në krim (e kishte njerk viktimën).