Del video e momentit kur biznesmeni Arsen Muskurti ka shkuar në biznesin e vëllait dhe kunatës se tij, Dritan dhe Nora, i ka vrarë dhe me qetësi maksimale është larguar nga vendi i ngjarjes.
E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda), ku autori Arsen Muskurti sapo ka hyrë në dyqan, ka pasur një debat të shkurtër dhe menjëherë ka nxjerrë armën nga brezi duke lënë të vdekur në vend vëllanë dhe kunatën.
Me qetësi maksimale, si të ishte një klient është larguar i qetë në këmbë. Pak sekonda më pas në dyqan janë futur fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë duke parë 2 viktimat të shtirë në tokë.
Kjo agjenci dyshohet të jetë edhe shkak i kësaj vrasjeje. Dy vëllezërit kanë qenë ortakë në Agjencinë Turistike, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i këtij konflikti.
Mirëpo ky nuk ishte konflikti i vetëm, pasi autori me anë të statuseve në rrjetet sociale i akuzonte se 2 viktimat kishin krijuar profile false për të sharë hoxhallarët, gjë që për autorin ishte e papranueshme.
Ai ishte predikues i fesë islame, teksa për arrestimin e tij shkoi edhe RENEA për shkak se kishte dyshime që ishte radikal dhe përbënte rrezikshmëri për persona të tjerë. Arsen Muskurti u kap teksa po tentonte të arratisjes drejt Dibrës, në vendin e origjinës.
Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, ndërsa autori nuk ishte një person i panjohur. Ai është biznesmen, pronar i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, një biznes i cili sipas burimeve kishte pasur kohët e fundit probleme financiare.
Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, edhe për parkimin e makinave, duke qenë se jetonin me shtëpi në zonën e Alliasit. Duket se kjo ngjarje e kishte fundin e pritur, pasi ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. /Report Tv