Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Sipas vendimit të marrë këtë të martë çmimi i naftës është ulur me 4 lekë/ litri dhe do të shitet me 189 lekë/litri nga, 193 lekë/litri që ishte.
Ulje me 4 lekë/litri ka pësuar edhe çmimi i shitjes me pakicë të benzinës që do të shitet me 186 lekë nga 190 lekë që ishte. Po me 4 lekë është ulur edhe çmimi i shitjes me pakicë të gazit që do të shitet me 76 lekë/ litri nga 80 lekë/litri që ishte.
Sipas bordit, çmimet e reja të vendosura vijnë pas uljes që ka pësuar kursi i këmbimit sipas BSH, por edhe sipas të dhënave të marra në bursën ndërkombëtare Platts të tregtimit të karburanteve.