Big Brother me shumë gjasa do të mbyllet këtë të shtunë. Këtë lajm jep gazetari Olti Curri, i cili tha se një informacion të tillë e ka marrë nga burime të sigurta brenda produksionit.
“Flitet se nga ndikimi që kanë pasur familjarët pas të shtënave, ka pasur një presion të madh nga familjarët që të afërmit e tyre të lënë lojën për çështje sigurie dhe kjo ka shtyrë produksionin për ta mbyllur më shpejt. Sot eliminohet dikush dhe hapet një votim flesh për finalistët dhe më pas finalja i bie të shtunën, ose të martën, por zakonisht finalen mbahen në fundjavë”, thotë Olti Curri.
Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.
Shkruani një koment