Deficiti i buxhetit të shtetit rus në tremujorin e parë të 2023 arriti në 43.8 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në një kohë kur Moska vazhdon të shpenzojë me hezitim dhe të ardhurat nga shitja e produkteve energjetike bien ndjeshëm, transmeton Reuters.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Rusia pati një tepricë prej 14.3 miliardë dollarësh, por kostot e fushatës ushtarake në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore ndaj gazit dhe naftës kanë goditur rëndë arkat.
Rritja e prodhimit të armëve dhe shpenzimet masive të qeverisë po e mbajnë ekonominë ruse në këmbë, duke zbutur ndikimin e sanksioneve perëndimore dhe duke lejuar Moskën të vazhdojë fushatën e saj në Ukrainë.
Në vetëm katër muaj të këtij viti, deficiti në prill ishte 17 për qind më i lartë se parashikimet e qeverisë.
Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet janë rritur me 26,3 për qind, ndërsa të ardhurat janë ulur me 22,4 për qind.
Ministri i Financave Anton Siluanov ka thënë disa herë se deficiti buxhetor këtë vit nuk do të kalojë dy për qind të PBB-së, megjithëse shumica e analistëve nuk pajtohen me këtë.
Siluanov tha kohët e fundit se të ardhurat nga shitja e naftës dhe gazit, të cilat ranë me 52.3 përqind në bazë vjetore, janë çelësi për arritjen e këtij qëllimi.
Për shkak të rënies së të ardhurave dhe uljes së deficitit, Moska u detyrua të shesë rezervat ndërkombëtare.
Banka qendrore, e cila ka mbajtur normat e interesit në 7.5 për qind që nga shtatori i vitit të kaluar, ka paralajmëruar vazhdimisht se deficiti buxhetor përbën rrezik për inflacionin, sipas agjencive.