Juglindja është përfshirë gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit nga reshje bore, të cilat kanë qenë me intensitet mesatar në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Lëvizja e mjeteve në akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë-Thanën dhe Kolonjën bëhet pa vështirësi.
Të qarkullueshëm normalisht janë edhe rrugët turistike drejt Dardhës dhe Voskopojë ku trashësia e borës ka arritur deri në 7 centimetra. Rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative në nivel qarku janë të hapura. Temperatura minimale -6 gradë, maksimalja gjatë ditës do të jetë deri në 6 gradë.