Dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur në Shqipëri për të ndërmarrë një megaoperacion pas sasisë prej 3.5 tonë kokainë të kapur në portin e Savonës, në Itali si dhe arrestimit të 4 shqiptarëve. Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës.
Sasia e drogës në Itali u zbulua më 2 janar. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se organizatorë ishin shtetas shqiptarë.