Agjencia Amerikane e luftës kundër drogës, DEA kërkon ndihmën e shqiptarëve që të japin informacione lidhur me pastrimin e të ardhurave nga droga.
Në njoftimin e ambasadës Amerikane, thuhet se DEA ka njoftuar një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.
“DEA nxit këdo që ka informacion në lidhjet me trafikun e informacionit të pastrimit të të ardhurave nga droga të japë të dhëna” thuhet në njoftim, ku publikohet edhe numri i telefonit dhe adresa e e-mailit, ku mund të dërgohen këto të dhëna.
Ne mesazh thuhet se në çdo rast do të ruhet konfidencialiteti i të dhënave.