Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, të dyja palët po përgatiten për një betejë vendimtare, tha Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
“Dy-tre muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm – dhe ato do të jenë pothuajse vendimtarë në këtë betejë, për të cilën ne po përgatitemi dhe armiku ynë – agresori – po përgatitet”.
Danilov e tha këtë në kontekstin e faktit se gjenerali rus Valery Gerasimov, i cili quhet “babai i SVO”, zëvendësoi Sergey Surovikin si komandant të grupit të përbashkët të trupave ruse në Ukrainë.