Shtetasit rusë dhe ukrainasi kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Të tre ata janë futur në sallën e gjyqit brenda kafazit të xhamit të rrethuar nga forca të shumta sigurie.
Michail Zorin, që dyshohet se është rekrutuar nga shërbimet e Inteligjencës, ka nënën pjesë të ushtrisë ruse dhe babain me profesion avokat. Ai udhëtoi 3 javë më parë nga Çekia drejt Shqipërisë me biçikletë. Po ashtu mësohet se ai hyri në vendin tonë përmes pikës kufitare të Muriqanit.
Zorin dhe dy miqtë e tij, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, blogere e njohur dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov kishin fjetur në çadër jashtë portit të Durrësit, fakt që konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë.
Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, shtetasja ruse që dyshohet për spiunazh ka mohuar përfshirjen e saj dhe lidhjen me inteligjencën ruse.
Në dëshminë e zbardhur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, Timofeva ka thënë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë tenuar ta rekrutojnë, por nuk e kanë rekrutuar pasi nuk ka pranuar.
“Zvetlana pretendon se është blogere. Ka shkruar dhe fotografuar dhe ka thënë se ka pasion turizmin industrial. Ka fotografuar uzina ku janë prodhuar armë dhe zona që kanë të bëjnë me reparte ushtarake në shumë vende të botës.
Ajo ka deklaruar se kanë tentuar ta rekrutojnë, por nuk ka pranuar. Ndërkohë që prokuroria ka dyshime se ka komunikime ‘serioze’ me disa persona të dyshuar të shërbimeve inteligjente në Telegram”, raportoi gazetarja Lala.