Partia e Lirisë ka publikuar sot dokumente të tjera për aferën e inceneratorëve, të cilat deklaroi se do tia paraqesë SPAK-ut.
Koordinatorja kombëtare e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj publikoi 8 kredi që ka kompania e inceneratorit të Tiranës ka marrë në bankë duke vënë si kolateral jo vetëm pronën ku do të ndërtohet inceneratori, por edhe pronën publike ku përfshihen edhe akset rrugore dhe sheshet që të çojnë në incenerator.
“Dua tju tregoj faqen nr 19 të kontratën për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë dhe jo vetëm prona që i është dhënë koncension por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe, nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 milionë eurosh në nëntor të 2021. Bankat kanë qenë shumë në rregull. Këtu është një kontratë 1 mln dollarë, tjetra 2 mln, tjetra 1.5 mln euro, tjetra 2.5 mln dollarë, 305 mln kjo kontratë, ka dhe disa anekse të tjera kjo kontratë” tha Shehaj.
Skandali thellohet më tej, sipas PL-së kur kjo kompani ka marrë edhe kredi me garanci sovrane gjatë kohës së pandemisë, megjithëse nuk e ka ndërprerë punën për asnjë moment.
“Në 22 maj të 2020 kompania e inceneratorit te Tiranes përfitoi donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dihet që ajo kompani ka punuar dhe ska pushuar aktivitetin që të përfitonte pagat. 25 mln lekë të vjetra ka përfituar kompania e inceneratorit të Tiranës. Mirë paratë që merr nga Bashkia, nga buxheti, AZHBR por do paguajmë edhe këtë ne tani. Kjo është kredia me e madhe që kanë marrë ata, 8 mln euro.Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe ministrisë së Infrastrukturës. Në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin. Ministrisë së Infrastrukturës i thuhet “informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bankë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë”, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim”, tha më tej Shehaj.
Sipas saj “në datën 7 dhjetor Banka i drejtohet kompanisë duke thënë se “këstin e fundit, 1mln, euro, nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbursoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që për shoqërinë apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie”. Në 1 nëntor shteti e dinte për hetimin penal. Sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë”.