Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.
Nafta ulet me 3 lekë nga 184 nga sot do të shitet 181 lekë/litri.
Benzina ulet 5 lekë nga 186, çmimi i ri i shitjes shkon 181 lekë dhe gazi mbetet i pandryshuar 75 lekë litri.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur të jetë 87 lekë/litër.