Dafina Zeqiri ka rrëmbyer vëmendjen e mediave pas “sherrit” virtual me çiftin Sara-Ledri. Së fundmi, ajo i dha fund edhe bashkëpunimeve me ish-partnerin e saj, Dj Geek.
Këngëtarja e ka hequr Geek-un nga lista e friends-ave në Instagram, e bashkë me të edhe Beatrix Ramosaj. Kjo e fundit i ka dhënë një mesazh Dafinës përmes një statusi në Instagram.
Beatrix shkruan se nuk ka pasur tension mes tyre dhe se nga ana e saj ka vetëm respekt e dashuri.
“Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit nga ana ime. Dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë tension apo çështje për të cilat jam në dijeni! Por ti bëj atë që di, ik motër!”.