Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, si është “Colour Day Festival” do të vijë për të katërtin vit radhazi në Tiranë.
Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here ajo do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit. Kjo festë e madhe do të mbahet në datën 20 Maj në sheshin “Nënë Tereza”.
Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe DJ e njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash.