Konsumatorët shqiptarë janë duke u përballur me një rritje të madhe të çmimeve, të cilat nuk dinë të ndalen. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, rritja e çmimeve vijoi edhe gjatë muajit korrik, madje me një trend edhe më të shpejtë krahasuar me qershorin.
Në tërësi, çmimet u rriten me 7.5 për qind sipas INSTAT gjatë korrikut, ndërkohë që shtrenjtimi më i madh u vërejt te ushqimet, të cilat u shtrenjtuan me gati 14 % vetëm gjatë muajit të shkuar, raporton abcnews.al.
Në këtë grup, pra të ushqimeve, vetëm buka është shtrenjtuar me 20%, vaji dhe yndyrnat me 30%, kurse bulmeti me 18 %. Mes ushqimeve që kanë pësuar rritje të fortë të çmimit janë edhe mishi me 9 për qind, sheqernat me 15.4 për qind, etj.
Sa i përket transportit, shtrenjtimi i karburanteve është ndjerë shumë në xhepat e konsumatorëve, për të cilin INSTAT thotë se është shtrenjtuar me gati 20% vetëm në korrik.