Çmimet globale të ushqimeve kanë rënë me 20.5 për qind nga kulmi i tyre një vit më parë, tha të premten Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
“Indeksi i çmimeve të ushqimeve ra për të 12-in muaj radhazi në mars dhe shënoi mesatarisht 126,9 pikë, që është 2,1 për qind më pak se një muaj më parë dhe 20,5 për qind nën nivelin maksimal nga marsi 2022, për shkak të ofertës më të lartë, kërkesës së reduktuar për importe dhe zgjerimit të Iniciativës së Detit të Zi për drithëra”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Tanjug.
Indeksi i çmimeve të drithërave ra 5.6 për qind nga shkurti, me çmimet ndërkombëtare të grurit me 7.1 për qind, nën presionin e një rendimenti të fortë në Australi, kushteve të përmirësuara të të korrave në Bashkimin Evropian, stoqeve të larta nga Federata Ruse dhe eksporteve të vazhdueshme nga Ukraina.
Deklarata e FAO shtoi se çmimet botërore të misrit ranë me 4.6 për qind, pjesërisht për shkak të pritjeve për një korrje rekord në Brazil, ndërsa çmimet e orizit ranë me 3.2 për qind.
Indeksi i çmimeve të vajit vegjetal ishte mesatarisht tre për qind më i ulët se muaji i kaluar dhe 47.7 për qind nën nivelet e marsit 2022, teksa inventarët e lartë botërorë dhe ulja e kërkesës globale për import peshuan në kuotimet e vajit të sojës, kanolas dhe lulediellit.
Nga ana tjetër, rritja e çmimeve të vajit të palmës është rezultat i niveleve më të ulëta të prodhimit në Azinë Juglindore për shkak të përmbytjeve dhe kufizimeve të përkohshme të eksportit të vendosura nga Indonezia.
“Rritja e çmimeve është kryesisht rezultat i shqetësimeve për uljen e disponueshmërisë globale të sheqerit në sezonin 2022/23, pas rënies së perspektivave të prodhimit në Indi, Tajlandë dhe Kinë. Megjithatë, perspektiva pozitive për kulturat e kallam sheqerit në Brazil kufizoi presionin në rritje mbi çmimet botërore të sheqerit”, tha organizata.
Indeksi i çmimeve të qumështit të FAO ra 0.8 për qind në mars, me çmimet e gjalpit që u rritën për shkak të kërkesës më të fortë për importe, ndërsa çmimet e djathit ranë nga inventarët më të lartë në eksportuesit kryesorë.
Në të kundërt, indeksi i çmimeve të sheqerit u rrit 1.5 për qind nga shkurti në nivelin më të lartë që nga tetori 2016, duke reflektuar shqetësimet për rënien e prodhimit në Indi, Tajlandë dhe Kinë.
Një perspektivë pozitive për të korrat e kallamsheqerit në Brazil kufizoi presionin në rritje të çmimeve, siç bëri edhe rënia e çmimeve ndërkombëtare të naftës së papërpunuar, e cila uli kërkesën për etanol.
Indeksi i çmimeve të mishit të FAO-s u rrit lehtë, me 0.5 për qind.
Kuotimet ndërkombëtare të viçit u rritën, të ndikuar nga rritja e çmimeve të brendshme në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimet e mishit të derrit u rritën për shkak të rritjes së kërkesës në Evropë përpara festave.
Pavarësisht shpërthimeve të gripit të shpendëve në disa vende të mëdha eksportuese, çmimet botërore të shpendëve ranë për të nëntin muaj radhazi për shkak të uljes së kërkesës globale për importe.