Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’ ka deklaruar se pas sulmit të Top Channel, RENEA i ka shkuar për kontroll në shtëpi.
Ai pretendon se RENEA i ka zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.
“U vra roja në Top Channel dje, dua t’i them familjes së vetë ngushëllime për fatkeqësitë. Po mirë ore Top Channel, a unë ua vrava rojen që më vjen policia në shtëpi mua në 4 të mëngjesit?!
Për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona në Vlorë pasi dyshohet se autorët të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet se arma e përdorur për sulmin është hedhur në ferra.