Të gjithë mbajmë në telefonin tonë disa aplikacione që i përdorim për të komunikuar. Disa prej nesh mund të përdorin “Whatsapp”, disa “Facebook Messenger”, ose aplikacione të tjera komunikimi.
Një grup ekspertësh nga agjencitë “Tech Policy Press” dhe “Convocation Research and Design” bënë një studim të aplikacioneve më të njohura të mesazheve dhe publikuan rezultatet në një punim.
Ata që shqetësohen më shumë për privatësinë rrallë kanë informacion që iu shërben interesit të tyre më të mirë. Punimi analizoi aplikacionet e komunikimit të “Apple”, “Facebook Messenger”, “Google Messages”, “Signal”, “Telegram” dhe “Whatsapp”. Studimi u fokusua kryesisht në mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj këshillave dhe se si e kuptojnë ata çdo veçori.
Sipas studimit, aktualisht “Signal” rezulton të jetë aplikacioni më i sigurt i mesazheve dhe të dhënave. Megjithatë, përdoruesit e tij duhet të jenë të kujdesshëm me kërkesat për të shfaqur numrin e tyre të telefonit.