Cikloni polar ka përfshirë një pjesë të madhe të Italisë. Stuhia e dëborës ka goditur Emilia Romagna dhe Toskanën ndërsa moti i keq pritet të intensifikohet gjatë orëve në vijim. Kanë mjaftuar disa minuta për të shkaktuar probleme në rrugët kryesore të Sienës. Sipas meterologëve dëborë do të bjerë mbi 300 metra lartësi.
Autoritetet ndërhynë në terren për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, ndërsa ekipet janë vendosur në gatishmëri për të monitoruar situatën. Prania e akullit ka shkaktuar bllokim të trafikut në Firence, Siena dhe Arezzo.
Mbrojtja Civile i ka bërë thirrje njerëzve që të pranojnë evakuimin atëherë kur përmbytjet janë bërë të rrezikshme ndërsa të shmangin udhëtimet gjatë këtyre ditëve për shkak të ngricave në rrugë.
Cikloni që ka prekur Italinë ka përfshirë edhe disa zona të tjera të Europës si Gjermania, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.