4 apartamente me vlerë 300 000 euro, të ndodhura në Elbasan janë konfiskuar ditën e sotme, pasi ka dyshime të forta se janë blerë me para nga krimi. VesaNews mëson se këto apartamente ishin në pronësi të Zamira Gjongecaj dhe Besnik Braka, të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.
Arsyet së vijnë nga paratë e krimit janë shtuar për faktin se të dy kanë qenë të dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, në vitin 2009, për trafikim armësh, drogë dhe falsifikim.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan ditën e 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, me sipërfaqe totale rreth 470 m2, të ndodhura në Elbasan.
Nga ana tjetër, vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale.