Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet priti në një vizitë zyrtare të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një postimi në Twitter, Chollet shkroi se fokusi i takimit ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës dhe mbështetja e integrimit ë Ballkanit Perëndimor drejt bashkimit Evropian.
“Takimi i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për angazhimin e përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkruan Chollet.