Reece James është konfirmuar zyrtarisht si kapiteni i ri i Chelsea.
“Jam shumë i lumtur që marr rolin dhe përgjegjësinë”, tha James. “Kam qenë në Chelsea pothuajse gjatë gjithë jetës sime. Fillova këtu kur isha gjashtë vjeç dhe të kalosh në Akademinë është e vështirë. Por të vazhdosh dhe të bëhesh kapiten, është një ndjenjë e mrekullueshme për mua dhe familjen time”, shtoi ai.
Ndërsa trajneri Mauricio Pochettino tha se vendimi ishte marrë nga ai dhe klubi. “Jemi shumë të kënaqur që Reece do të jetë kapiten i ekipit këtë sezon”, tha Pochettino.
Reece, motra e të cilit Lauren luan për skuadrën e femrave, fitoi dy herë Kupën e të rinjve FA si pjesë e ekipit U-18. Triumfi i tij i dytë në kompeticion erdhi si kapiten në vitin 2018.