Uzina e përpunimit të armëve në Gramsh, është sulmuar mbrëmjen esotme nga tre shtetas rusë, të cilët dyshohet të jenë agjentë. Tre persona kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në Uzinë, ndërsa janë pikasur nga ushtarët që ishin në vendrojë.
Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve. Në një moment një nga shtetasit rusë ka sulmuar me sprite ushtarët shqiptarë, duke lënduar dy prej tyre.
Tre shtetasit rusë janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori. 3 shtetasve rusë u janë kapur dhe aparate fotografikë me vete, ku në mikroçipat e tyre janë gjetur foto të uzinës.