Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar përmes një VKM-je ndihmën për tërmetin në Turqi në vlerën e 1 milion eurove.
Ky vendim në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi, u bë me dije nga kryeministri Rama gjatë një bisede telefonike me një televizion turk.
Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin evropian Majlinda Dhuka zbuloi sakaq se një nga vendimet e Këshillit të Ministrave ishte miratimi i marrëveshjes së financimit midis Shqipërisë dhe KE-së.
Kjo, në kuadër të programit 22 për sistemin e parë të anëtarësimit.
“Paketa IPA 2022 që qeveria e miratoi sot përfshin asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 milionë euro. E dyta mbështetje për vlerësimin e fazës së tretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, asistencë 9.7 milionë euro, mbështetje për reformën në drejtësi”.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vërejti se janë ndërmarrë katër projektvendime.
Dy prej tyre lidhen me fushën e pjesëmarrjes së forcave të armatosura shqiptare në operacione ndërkombëtare dhe dy të tjerë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.