Me një imazh të artit dixhital, Panagiotis Kotridis , ish-komandant rajonal i Shërbimit të Zjarrfikësve të Detit Egje, donte të dërgonte mesazhin e tij të mbështetjes dhe solidaritetit për kolegët e tij që po luftojnë kundër kohës për të shpëtuar jetë në rajonet e Turqisë që u goditën nga tërmetet.
Imazhi, i cili kap një kompozim fantastik sipas Kotridis, është bërë virale orët e fundit në rrjetet sociale greke dhe turke, duke pasqyruar plotësisht kontributin e kërkim-shpëtimit grek në zonat e prekura të Turqisë.
“Për të nderuar kolegët që po bëjnë çmos për të shpëtuar të prekurit nga tërmetet në Turqi, kam bërë këtë foto. Jam këtu me ju”, ka shkruar ai.
Siç shprehet krijuesi, kjo është një kompozim dhe jo një foto e vërtetë.