U çel sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë panairi i 26 i librit. Panairi bën bashkë çdo vit shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja.
Panairi mbahet nga sot deri në datë 19 nëntor. Në të do të marrin pjesë 95 botues me tituj të rinj nga shkrimtarë vendas dhe të huaj.
I pari panair i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.