“Ça u bë, u bë”, kështu është shprehur përpara togave të zeza 37 vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili dy ditë më parë vrau të atin, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj në Mallakastër. Pa asnjë shenjë pendese, 37 vjeçari nuk ka mohuar atë ca ka ndodhur, ndërsa gjykata ka vendosur masën ‘Arrest me Burg’.
I braktisur nga familja, me pranga në duar dhe nën masa të forta sigurie ai mbërriti mëngjesin e kësaj të diele në Gjykatën e Fierit.
Seanca gjyqësore ndaj tij drejtohet nga Prokuror Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha. Më herët në prani të policisë dhe grupit hetimor 37-vjeçari ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e saj, me ftohtësi dhe pa asnjë shenjë pendese.