Deputetët e Partisë Demokratikë ditën e sotme nuk u lanë që të futen në Kuvendin e Shqipërisë dhe patën edhe përplasje me Gardën e Republikës. Deputetët e PD-së ankimuan vendimin e Komisionit të Etikës dhe i dërguan kërkesë Byrosë së Kuvendit.
Byroja e Kuvendit u mblodh dhe ka lënë në fuqi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga seancat plenare.
Rregullorja përcakton që në momentin që bëhet ankimimi, vendimi për përjashtim nuk është më në fuqi derisa të rrëzohet nga Byroja e Kuvendit, gjë që u jep të drejtë deputetëve të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka u përjashtuan me 10 ditë nga seancat plenare ndërsa Këlliçi dhe Paloka me 5 ditë.