Numri i pasagjerëve në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ‘Nënë Tereza’ u rrit me +80% në datat 9-15 Gusht. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Rama në Facebook duke iu referuar agjencisë evropiane të aviacionit civil, Eurocontrol. Sipas Ramës, duhet të llogaritet edhe fakti që numri i fluturime është rritur pa marrë parasysh se ende nuk është hapur aeroporti i ri Ndërkombëtar i Vlorës.
Sipas Ramës kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit
Në vend të dytë renditet Armenia, Gjeorgjia, Bosnje Hercegovina e pasuar nga Greqia. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të 2023 u regjistruan në 3.7 milionë, nga 2.7 milionë pasagjerë të regjistruar gjatë periudhës së njëjtë në 2022. Në korrik, numri i pasagjerëve u rrit me 37%.