Përleshja mes dy të rinjve ka shkaktuar një viktimë në fshatin Homesh të Bulqizës. Dorjan Dema dyshohet se ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani. Për shkak të plagëve të marra, i plagosuri ndërroi jetë në spital ndërsa autori u largua nga vendngjarja.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autori e ka bullizuar viktimën dhe kjo ka çuar edhe në aktin e rëndë. Sipas burime për Vesa News, autori dhe viktima mbrëmjen e kaluar kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool në të dalë të fshatit Shupenzë. Zënka ka nisur që në lokal dhe më pas është ‘transferuar’ në fshatin Homesh ku edhe dy të rinjtë jetonin dhe ishin fqinjë.
Policia pritet të zbardhë më shumë të dhëna mbi këtë ngjarje të rëndë.