200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur në Britaninë e Madhe nga të cilat 176 prej tyre janë shqiptarë. Shifrat janë bërë me dije nga ministri i Brendshëm britanik, Simon Murray para Dhomës së Lordëve dhe i përkasin periudhës nga korriku 2021 deri në janar 2023.
Zbulimi vjen pasi ‘Observer’ raportoi se një sinjalizues nga një hotel i Home Office në Brighton e kishte konfirmuar faktin se disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë hotelit dhe ishin futur me dhunë në makinë. Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, shumë me gomone, pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale dhe dyshimet janë së këta fëmijë bëhen më pas pjesë e grupeve kriminale apo punësohen në shtëpi bari.
Ai shtoi se strehimi i fëmijëve në hotele nuk është opsioni i duhur, për këtë arsye shtoi se shpresonte që të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët “sa më shpejt të jetë e mundur”.