Ditën e sotme ‘The Times’ ka publikuar se cili do të jetë plani i qeverisë britanike për emigrantët, ku përfshihen dhe shqiptarët. Azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të konsideruara të sigurta nga Ministria e Brendshme do të deportohen më shpejt sipas planit të ri.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka propozuar të riaktivizojë një listë të vendeve të cilat konsiderohen të sigurta dhe nuk ka pse shtetasit e këtyre vendeve të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. ‘Lista e Bardhë’ përfshin Maqedonia e Veriut, Moldavia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, India, Mongolia, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut. Emigrantët të cilët janë pjesë e njërit nga vendet e mësipërme do të ndalohen në vendin e përpunimit të Manston në Kent, ose në qendra të tjera pritjeje, ku kërkesat e tyre për azil do të përshpejtohen.
Rreth 12,000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla gjatë këtij viti nga 43,000 emigrantë që kanë përdorur këtë rrugë kalimi të paligjshme.